Zyra e OSBE-së në Shqipëri, mbështet vendoshmërinë e qeverisëë shqiptare për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në një reagim pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin me 14 vjet burg të Emiljano Shullazit, OSBE thekson se pret më shumë arrestime dhe dënime të kriminelëve të rrezikshëm.
“Prezenca e OSBE-së mirëpret vendimin e gjykatës për çështjen Shullazi. Gjithashtu, jemi të inkurajuar nga operacionet e muajve të fundit kundër krimit të organizuar dhe, së bashku me qytetarët shqiptarë që respektojnë ligjin, presim të shohim më shumë arrestime dhe dënime të kriminelëve të rrezikshëm. Mbështesim vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë për të përshkallëzuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kriminelët e kanë vendin në burg”.
Një ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 14 vjet burg Emiljano Shullazin dhe caktoi 41 vjet burg në total për anëtarët e bandës së tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




