Politike

Dënimi i Llallës e “non grata” e Berishës”, Yuri Kim: Pandëshkueshmëria po merr fund!

“Ditët e pandëshkueshmërisë po marrin fund! Duhet të marrin fund!”. Me këto fjalë komentoi Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim zhvillimet e fundit në vend, dënimin me burg të Adriatik Llallës dhe shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga ana e Departamentit të Shtetit.

Kim foli nga Vlora ku ndodhet për të ndjekur stërvitjen “Defender 21”. Ambasadorja u pyet në lidhje me vendimin e DASH ndaj Berishës. Ajo nuk e përmendi drejtpërdrejtë, por tha se “askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe askush nuk do të jetë me ligjin”.

“Shqipëria do të bëhet anëtare e BE! Shqipëria është një aleat i yni! Shqipëria në BE dhe sundimi i ligjit nuk është një projekt amerikan, por është projekt i qytetarëve të saj”, tha Ambasadorja.

Të enjten, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 2 vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla për mosdeklarim pasurie dhe sekuestrimin e disa pronave të tij, ndërsa Sali Berisha doli para mediave për të kundërshtuar vendimin e DASH që e shpalli familjarisht “non grata” dhe njoftimin se do të padiste personalisht Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë