Drejtësia

Dënimi i deputetit Salianji, Apeli sqaron: Vendimi është marrë në unanimitet (Dokumenti)

Gazeta Si - Gjykata e Apelit ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë një ditë më parë (e enjte, 26 shtator) për deputetin e PD-së, Ervin Salianji, ku u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, për dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Në një njoftim këtë të premte, Gjykata e Apelit bën me dije se vendimi për Salianjin është marrë në unanimitet të plotë.

Më tej, në dokument thuhet se kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, thuhet në sqarim për mediat. Trupa gjyqësore që mori vendimin ishte e përbërë nga Genti Shala, Elona Tora dhe Iliba Bezati.

Vendimi për Salianjin ka qenë 3 me 0 pra të tre gjyqtarët kanë vendosur lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.

Salianji, pas këtij vendimi humbet mandatin e deputetit dhe referuar ligjit të dekriminalizimit nuk e ka më të drejtën të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë