Gazeta Si – Katar 20220 humbi një tjetër yll dhe fati i keq goditi sërish Francën. Karim Benzema, fituesi i ‘Topit të Artë’, u dorëzua për shkak të një dëmtimi muskulor. Ai iu shtua listës së mungesave të trajnerit Deshamp, ku bëjnë pjesë edhe Pogba, Kante, Kimpembe, Maignan dhe Nkunku.
Një mungesë që peshon dhe që në optikën e bastvënësve ka bërë që shanset e Francës për të fituar të ulen dhe kuotat për të rrjedhimisht të rriten nga kompanitë e basteve.

Edhe më parë Franca ishte pas Argjentinës, që shihet si rivalja kryesore e Brazilit në këtë turne. Pas dëmtimit të lojtarit të Realit, tendenca është konfirmuar dhe diferenca është rritur.
Në të njëjtën kohë janë ulur edhe më shumë koeficientet e Brazilit, që tashmë kapin edhe shifrën 4.25. Kuotat e kampionëve në fuqi tani kapin shifrën 9.00, çka do të thotë se Franca e ka shumë të vështirë që ta ruajë kurorën e kampionit në Katar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



