Politike

Dëmtimi i ambasadës shqiptare në Ukrainë, SHBA dënon sulmin me raketa të Rusisë

Gazeta Si - SHBA ka dënuar sulmin me raketa ruse në Ukrainë ndaj ndërtesave ku kryenin punë disa misione diplomatike në Kiev, mes tyre edhe ajo e Shqipërisë.

Reagimi vjen nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Matthew Miller në një postim në rrjetin e tij social ‘X’

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit që vrau një civil dhe dëmtoi një ndërtesë ku priten disa misione diplomatike, duke përfshirë objektet e partnerëve tanë Shqipërinë, Argjentinën, Çekinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Portugalinë.”- shkruan Miller.

Rusia ndërmori një seri sulmesh me raketa mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke lënë pas dy të vrarë e dhjetëra të plagosur. Bombardimet e orëve të fundit shkaktuan një valë të madhe tymi e flakësh mbi Kiev, ndërsa raketat prekën edhe ambasadën shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë