Art dhe Kulture

Demi Moore rrëfen martesat e saj të dështuara në librin e ri

E kujtoni kohën kur Demi Moore dhe Jon Cryer fjetën bashkë ndërkohë që xhironin filmin “No Small Affair” në vitet ’80? Askush nuk e mbante mend, deri në botimin e librit me kujtimet e Demi Moore, i titulluar “Inside Out”. Aty ajo ka folur për të gjitha martesat e saj të dështuara dhe pasojat që i kanë lënë ato. Demi akuzoi ish-bashkëshortin e saj Ashton Kutcher se e kishte tradhtuar dhe kishte kërkuar marrëdhënie me njerëz të tjerë, ndërkohë që tha gjithashtu se ishte “shumë krenare” për divorcin e saj nga ish-bashkëshorti tjetër Bruce Willis, pasi sipas saj ata u ndjenë më të lidhur pas divorcit se sa gjatë martesës. Ajo rrëfen se si bleu kokainë nga dentisti i saj dhe se si Cryer humbi virgjërinë e tij me të : “Unë luaja një këngëtare të re klabesh, dhe Jon Cryer luante një fotograf 19 vjeçar që bie në dashuri me të, në rolin e tij të parë”, shkruan Moore në libër. “Jon ra në dashuri me mua dhe në jetën reale gjithashtu, dhe humbi virgjërinë e tij me mua ndërkohë që ne po bënim atë film”.

Të paktën kështu mendonte Moore. Cryer ka deklaruar në Twitter se në të vërtetë Demi nuk ishte e para për të. “Ndërkohë që jam i sigurt që ajo është totalisht e justifikuar duke u bazuar në nivelin tim të aftësive (dhe fytyrës sime të habitur në atë moment)”, shkroi Cryer, “Unë në të vërtetë e kam humbur virgjërinë në gjimnaz”. Kjo është një arsye më shumë se pse duhet të kontrollojmë faktet para se të besojmë çdo gjë të shkruar në libra.

Udhëtimi emocional i librit ka nxjerrë gjithashtu në pah anën e errët të martesës së saj me aktorin Ashton Kutcher. Moore rrëfeu në një intervistë me Ellen DeGeneres të martën se ajo dhe Kutcher kishin kryer marrëdhënie treshe: “Ai shprehu një fantazi të tijën, dhe ishte detyra ime që ta kënaqja dhe të isha ajo që unë mendoja se ai donte”. Por ai i përdori ato marrëdhënie për të justifikuar tradhtinë e tij më vonë. “Sepse ne kishim sjellë një të tretë në marrëdhënien tonë, tha Ashton, që në njëfarë mënyre të justifikonte atë që kishte bërë”, shkruan Moore.

Kutcher nuk po flet në lidhje me librin, por ai gjithashtu nuk po rri pa komentuar. Për shembull, Twitteri i mëposhtëm të cilin ai e postoi të martën në darkë, datë e cila përkon me botimin e librit “Inside Out”.

Kutcher, i cili tani është i martuar me aktoren e njohur Mila Kunis, me të cilën ka dy fëmijë citoi fjalët e babait të tij duke thënë “Jeta është e bukur”. Më vonë ai postoi një numër telefoni dhe u kërkoi fansave ti shkruanin “për të vërtetën”. Nga ana e saj Demi ka thënë se ajo ka folur me Kutcher përpara se ta publikonte librin, por ndoshta duhet ti çojmë atij një mesazh për ta konfirmuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë