Media Galeri

Delet bëhen rozë pas një problemi me ushqimin

Një tufë delesh kanë marrë një ngjyrë të bukur rozë pasi një ushqyes arriti të ngjyroste leshin e tyre.

Fermeri Richard Nicholson tha se delet ishin kthyer pa dashje në “zonjat rozë”.

“Vizitorët në fermë i shohin me dyshim. Sapo blemë një ushqyes të ri dhe vumë re se leshi i tyre po bëhej gradualisht gjithnjë e më rozë”, tha ai.

Fermeri fillimisht mendoi se ishte ndonjë fermer tjetër që kishte përdorur ngjyrues mbi delet e tij, por shpejt e kuptoi se fajtori ishte ushqimi.

Kafshët e leshta të fermës nuk kanë gjasa të kthehen në ngjyrën e tyre origjinale së shpejti, shtoi ai.

“Janë një lloj delesh që qethen dy herë në vit. Nuk mendoj se do të ndalet derisa boja të mbarojë nga ushqyesi, kështu që ato do vazhdojnë të jenë rozë për pak kohë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë