Kinema

Del traileri i ‘Oppenheimer’, Christopher Nolan, Cillian Murphy dhe një bombë atomike…

Traileri i parë zyrtar i “Oppenheimer” tregon një Cillian Murphy të pasigurtë në ndikimin që do të ketë krijimi i një bombe atomike, por ndjen nevojën për ta krijuar atë.

“Ne imagjinojmë një të ardhme dhe imagjinata jonë na tmerron”, - thotë Murphy në hapjen e trailerit, teksa shikojmë atë që ecën rrugicave të New Mexico-s.

“Ata nuk do të kenë frikë, deri sa ta kutptojnë”, -vazhdon ai mbi zhurmat e bombave që po ndërtohen. “Dhe ata nuk do ta kuptojnë deri sa ta përdorin”.

 Ky trailer ofron pamjen më të thellë deri më tani nga Christopher Nolan dhe kastën e tij të madhe.

“Nuk e di nëse mund të na besohet një armë e tillë, por nuk kam zgjidhje tjetër”, - thotë Murphy i konfliktuar, ndërsa bomba atomike po afrohet gjithnjë e më shumë drejt përfundimit. "A do të thotë dikush ndonjëherë të vërtetën për atë që po ndodh këtu?" pyet ai, duke treguar se mund të ketë më shumë në lojë nga sa duket.

Shtëpia Universal fitoi “Oppenheimer” në një luftë ofertash, duke e bërë atë filmin e parë të Nolan në vite që nuk realizohet në studion e tij të Warner Bros. Kenneth Branagh, Robert Downey Jr., Matt Damon, Emily Blunt, Florence Pugh, Rami Malek, Jack Quaid, Josh Peck dhe të tjerët përbëjnë kastin e projektit.

Filmi është i bazuar në librin amerikan “Prometheus”, fitues i çmimit Pulitzer: Triumfi dhe tragjedia e J. Robert Oppenheimer.

“Oppenheimer” del në kinema më 21 korrik 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë