Media Galeri

Del në ankand një puro gjysmë e tymosur e Churchill

Një puro gjysmë e tymosur nga Winston Churchill do të shitet në një ankand më 19 korrik.

Churchill e ndezi puron në rezidencën e tij në Chartwell ndërsa shikonte film përpara se t’ia jepte  si dhuratë një polici, Anthony Gundry, i cili ishte pjesë e ekipit të sigurisë së Churchill, i cili kërkoi ta mbante si kujtim.

Puroja tani është në shitje nga familja e oficerit të policisë dhe pritet të dalë në ankand për 600 deri në 800 paund.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë