Lajme

Dekreti i Presidentit, hapet gara për vakancën në Kushtetuese

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka miratuarshpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në GjykatënKushtetuese, për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar ngapërfundimi përpara kohe i mandatit të ish-gjyqtares, Altina Xhoxhaj.

Afati i paraqitjes së kërkesës medokumentacionin e nevojshëm është brenda datës 26 nëntor 2018. Me dekretin ekreut të shtetit, hapet në këtë mënyrë gara për vakancën në GjykatënKushtetuese.

Momentalisht, Shqipëria, si asnjë vend tjetër në botë nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, pasi Vettingu, ka paralizuar dy institucione te  drejtësisë, pas shkarkimit të gjyqtarëve.

Vonesat në gjykimin e rasteve, si në Kushtetuese ashtu edhe në Gjykatën e Lartë po dëmtojnë rëndë eficencën e gjykimit dhe drejtësinë.

Kaosi më i madh është në Gjykatën e Lartë, e cila po përballet me një mbingarkesë tepër të lartë për shkak edhe të dosjeve të mbartura nga vitet e kaluara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë