Partia Socialiste pritet t’i drejtohet sot GjykatësKushtetuese për të interpretuar nenin e Kushtetutës për dekretimin e ministrave.Pas refuzimit të propozimit të parë të presidentit Ilir Meta për të mosdekretuar emrin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, maxhoranca do tëdepozitojë në këtë Gjykatë kërkesën për interpretimin e nenit 98 që thotë se “1.Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim tëKryeministrit, brenda 7 ditëve. 2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve ngaKuvendi”.
“Refuzimin e dekretimit të SandërLleshit do ta depozitojmë të hënën në Kushtetuese. Kur të krijohet Kushtetuesja në pranverë do marrë vendimin e saj për të sqaruar Presidentët e ardhshëm” deklaroi Rama të enjten në emisionin “Real Story” në Vizion Plus.
Kjo bëhet me qëllimin që në të ardhmen të mos ketë përplasje institucionale në rast se do të paraqiten propozime për emërime apo shkarkim ministrash.
Edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk është në funksion të plotë, pasi është zyrtarisht me 2 nga 9 anëtarë që duhet të jenë, mazhoranca e paraqet këtë nismë për ta shqyrtuar në momentin kur ky institucion të vihet në punë.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar veprimin e presidentit si një shkelje të Kushtetutës, duke i kërkuar numrit një të shtetit shqiptar të reflektojë për këtë çështje.
Rama i ridërgoi të premten Presidentit Meta kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.
Ndërsa pas këtij veprimi presidenti u shpreh i gatshëm për të shqyrtuar këtë kërkesë të dytë, duke fajësuar institucionet për këtë mos bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




