Lajme

Deklarata e Sofjes, 17 maj 2018

Ne, udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) dhe të shteteve anëtare të saj, në konsultim me
partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor dhe në prani të aktorëve relevantë rajonalë, kemi nxjerrë sot këto përfundime:

BE-ja përshëndet angazhimin e përbashkët të partnerëve të Ballkanit Perëndimor për vlerat
dhe parimet evropiane, si edhe për vizionin e një Evrope të fortë, të qëndrueshme dhe të
bashkuar, i cili bazohet në lidhjet tona historike, kulturore dhe gjeografike, dhe gjithashtu në
interesat tanë të përbashkët politikë, ekonomikë dhe të sigurisë.

Duke rikujtuar Samitin e Selanikut të vitit 2003, BE-ja ripohon mbështetjen e tij të qartë
për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Duke ndërtuar mbi progresin e arritur
deri tani, partnerët e Ballkanit Perëndimor janë riangazhuar për perspektivën evropiane si
zgjedhjen e tyre strategjike të qëndrueshme, duke përforcuar përpjekjet e tyre dhe mbështetjen
e ndërsjellë. Besueshmëria e këtyre përpjekjeve varet nga komunikimi publik i qartë.

BE-ja është e vendosur të përforcojë dhe të intensifikojë angazhimin e vet në të gjitha nivelet,
me qëllim për të mbështetur transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror të rajonit, duke
përfshirë përmes rritjes së ndihmës, në bazë të progresit të prekshëm në sundimin e ligjit dhe
reformat socio-ekonomike të kryera nga Partnerët e Ballkanit Perëndimor.

BE-ja mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për parësinë e demokracisë
dhe sundimin e ligjit, veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të
organizuar, qeverisjen e mirë dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të personave,
që u përkasin minoriteteve. Zbatimi i efektshëm i reformave nga ana e tyre mbështetet në
këto themele. Shoqëria civile dhe mediat e pavarura luajnë një rol vendimtar në procesin e
demokratizimit.
2

BE-ja mbështet angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të përforcuar më tutje
marrëdhëniet fqinjësore të mira, qëndrueshmërinë rajonale dhe bashkëpunimin e
ndërsjellë. Kjo përfshin në veçanti gjetjen dhe implementimin e zgjidhjeve definitive,
përfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet e tyre dypalëshe të rrënjosura në trashëgiminë
e së kaluarës, duke përkushtuar përpjekje shtesë për të siguruar pajtimin mes tyre.

Ndërtimi i një rrjeti të dendur të lidhjeve dhe mundësive brenda rajonit dhe me BE-në është
jetësore për afrimin e qytetarëve dhe ekonomive tona, si dhe për rritjen e stabilitetit politik,
prosperitetit ekonomik, zhvillimit kulturor dhe shoqëror. Duke ndërtuar mbi progresin e bërë,
përfshirë përmes nismave rajonale, ne angazhohemi të përmirësojmë thelbësisht
lidhshmërinë në të gjitha dimensionet e saj: energjetike, digjitale, ekonomike, njerëzore dhe
të transportit.

BE-ja pranon të promovojë një mjedis miqësor për tregun dhe investimet në Ballkanin
Perëndimor, si edhe për të përparuar më shpejt drejt ekonomisë digjitale dhe shoqërive të
qëndrueshme dhe miqësore ndaj klimës, në përputhje me marrëveshjen e Parisit. Siguria
energjetike do të prioretizohet, duke përfshirë përmirësimin e efikasitetit energjetik,
ndërlidhje ndërkufitare më të mira, diversifikimin e burimeve dhe rrugëve, si edhe një
përzierje të ekuilibruar të energjisë, e cila integron më mirë energjinë e rinovueshme.

Theks i veçantë do të vihet në drejtim të krijimit të mundësive të mëtejshme për rininë, duke
siguruar që ajo të kontribuojë në zhvillimin socio-ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Për këtë qëllim, BE-ja përshëndet angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor, ndër të
tjera, për të përshpejtuar implementimin e acquis-it në pajtim me Traktatet e Komunitetit të
Energjisë dhe Komunitetit të Transportit, për të mënjanuar të gjitha barrierat administrative në
kufij, për të përfunduar Tregun Rajonal të Energjisë Elektrike dhe për të zbatuar urgjentisht
Planin Shumëvjeçar të Veprimit të Korrikut 2017 për Zhvillimin e Zonës Ekonomike
Rajonale. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë këto përpjekje.

BE-ja dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor ndajnë shumë sfida sigurie, të kërkojnë veprim të
koordinuar individual dhe kolektiv. Kur punojmë së bashku, ne jemi në mundësi të
përballojmë këto sfida në mënyrë efektive. Bashkëpunimi ynë për të frenuar rrjedhjet e
paligjshme të migracionit ka treguar vlerën e tij dhe do të zhvillohet më tej.
3

Kundërshtimi i terrorizmit dhe ekstremizmit, duke përfshirë financimin, radikalizimin
dhe kthimin e luftëtarëve terroristë të huaj, kërkon bashkëpunimin tonë të shtuar.

BE-je dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor pranojnë se rezultatet në luftën kundër
korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për transformimin politik dhe socioekonomik
të rajonit dhe gjithashtu për qëndrueshmërinë dhe sigurinë rajonale, të cilat janë në
interesin më të mirë të qytetarëve të tyre. BE-ja përshëndet angazhimin e tyre për të
ndërmarrë veprime të vendosura, në bashkëpunim me BE-në dhe me njëri-tjetrin, kundër
trafikimit të qenieve njerëzore, kultivimit të drogës dhe kontrabandimin e qenieve
njerëzore, drogës dhe armëve.

BE-ja përshëndet kontributin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në Politikën e Përbashkët
të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) në të gjitha aspektet e saj dhe pret një thellim progresiv të
bashkëpunimit në këtë fushë, veçanërisht një nivel të shtuar të harmonizimit, sidomos në
çështjet ku interesat e mëdhenj të përbashkët janë në rrezik.

Dezinformimi dhe aktivitetet e tjera hibride do të luftohen së bashku përmes një
bashkëpunimi më të madh në fushat e elasticitetit dhe sigurisë kibernetike, si edhe në
komunikimin strategjik.

Me qëllim për të përshpejtuar përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë në fushat e lidhshmërisë
dhe sigurisë, në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, sot, kur po hartohen aspektet
relevante të Komunikimit të Komisionit të miratuara më 6 shkurt 2018, BE-ja ka nisur një
Agjendë Prioritare të Sofjes për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor, e cila është i
bashkangjitur kësaj Deklarate.

BE mirëpret synimin e Kroacisë për të organizuar një Samit të BE-së dhe Ballkanit
Perëndimor gjatë Presidencës së saj në vitin 2020.

Ne theksojmë se Partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor janë dakord me pikat e mësipërme.

Shtojca e Deklaratës

  • Të mbështetet zhvillimi socio-ekonomik, duke u fokusuar veçanërisht në rini
     Të zgjerohet Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, me qëllim për të tërhequr më tej dhe për të koordinuar investimet dypalëshe të donatorëve dhe Institucioneve Financiare Ndërkombëtare.
    Të përforcohet në mënyrë të ndjeshme ofrimi i garancive në Kornizën e Investimeve për
    Ballkanin Perëndimor, me qëllim për të tërhequr investime private.
    Të rritet mbështetja për arsimin, në veçanti të niset një projekt pilot për lëvizshmërinë në arsimin dhe trajnimin profesional.
    Të sigurohet financim Double Erasmus + për rajonin, duke përfshirë krijimin e një
    "Laboratori rinor të Ballkanit Perëndimor" në vitin 2018, duke siguruar hapësirë për
    krijimin e politikave inovative që adresojnë nevojat e të rinjve dhe parandalimin e ikjes së trurit.
  • Të zgjerohen qëllimi dhe shtrirja e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor dhe të
    implementohet një skemë brenda rajonale lëvizshmërie.
    Të sigurohet përparimi në implementimin e Zonës Ekonomike Rajonale, duke përfshirë
    përforcimin e punës mbi njohjen e kualifikimeve dhe lehtësimin e tregtisë brenda Ballkanit Perëndimor.
    Të sigurohet progresi i Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë në proceset e anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë.
    Të rritet lidhshmëria dhe të niset një paketë e re projektesh në fushën e lidhshmërisë (me grante të konsiderueshme dhe mbështetje nga BE-ja) përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë mbështetjen për Autostradën e Kaltër dhe Autostradën e Paqes (Nish-Prishtinë)
    Të mbështet përdorimi i shtuar i mundësive në pajtim me dispozitat e sotme të Mjetit për Lidhjen e Evropës në Ballkanin Perëndimor.
    Të zgjerohet Bashkimi Energjetik i BE-së në Ballkanin Perëndimor, duke u fokusuar në
    sigurinë e energjisë dhe diversifikimin e burimeve dhe furnizuesve, përfshirë një strategji në nivel rajonal për të përfituar nga burimet e ripërtëritshme, sidomos hidrocentralet.
    Të punohet për të përfunduar Tregun Rajonal të Energjisë Elektrike në Ballkanin
    Perëndimor dhe për të siguruar që ai do të integrohet në Tregun e Brendshëm të Energjisë Elektrike të BE-së, duke përfshirë edhe nismën e Lidhshmërisë së Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEC).
    Të ofrohet mbështetje e mëtejshme për krijimin e një hapësire të vetme rregullative dhe një procesi efektiv për reformën e tregut të energjisë, në pajtim me Traktatin e Komunitetit të Energjisë.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë