Futboll

Dejvi Shkëmbi përfaqëson Shqipërinë në eliminatoret e Europianit të futbollit elektronik

Gazeta Si – Dejvi Shkëmbi përfaqën Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian “eEuro 2024” për lojërat elektronike. Aktivitet që organizohet nga UEFA, në bashkëpunim me kompaninë “EA Sport”.

Nga 180 persona që kishin aplikuar, ishte Dejvi Shkëmbi ai që fitoi të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë event, ku marrin pjesë 51 ekipe Kombëtare.

UEFA ka bërë edhe ndarjen e grupeve, 7 në total. Shqipëria bën pjesë në grupin C, ku janë gjithashtu Italia, Polonia, Malta, Letonia, Sllovenia dhe Luksemburgu.

Dejvi Shkëmbi do të zhvillojë gjashtë ndeshje dhe mundësia e vetme për të kaluar në finale është për ta mbyllur në vend të parë, një mision shumë i vështirë. Në fazën finale shkojnë 8 ekipe, që garojnë për çmimet e vëna në dispozicion nga UEFA. Ndeshjet e grupeve luhen online, më datë 16 dhe 17 mars.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë