Një mjek në Sichuan të Kinës u befasua kur gjeti brenda veshit të një pacienteje një merimangë të gjallë. Gruaja në të 40-at shkoi në spitalin e Qarkut Huidong pasi dëgjonte zhurma në veshin e saj të djathtë. Por pas disa vizitash, mjeku Han Xinglong përmes endoskopisë zbuloi një merimangë që kishte krijuar rrjetën e saj te daullja e veshit.
Në video, mjeku mund të shihet duke tërhequr një rrjetë të hollë për të zbuluar më pas merimangën e gjallë. E habitur nga ndërhyrja, merimanga sulmoi tubin endoskopik.
Pavarësisht incidentit shqetësues, mjeku zbuloi se merimanga nuk ishte helmuese dhe i shkaktoi vetëm dëmtime të vogla veshit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




