“Heroi i heshtur, mes nesh”. Ky është mbishkrimi në fanellat e nxemjes që kishin veshur lojtarët e Kombëtares, para ndeshjes me Anglinë.
Një dedikim special ky nga ana e kuqezinjve për Arjan Salën, shefin e sigurisë që sakrifikoi jetën pak ditë më parë, duke hyrë mes flakëve që pushtuan një magazinë për të shpëtuar të tjerët.

Një gjest që vërtet meriton duartrokitje për kuqezinjtë, të cilët nuk kanë qëndruar indiferentë për atë çka bëri 33-vjeçari Sala.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




