Gazeta Si – Pas ndeshjes hapëse në ditën e parë të Botërorit mes Katarit vendës dhe Ekuadorit, sot zbresin në fushë dy skuadra big. Debutojnë në Kupën e Botës Anglia dhe Holanda, që edhe pse nuk janë në radhën e parë të pretendentëve, mbeten skuadra të mëdha.
Anglia, që bën pjesë në Grupin B, ndeshet me Iranin në orën 14:00. Kapiteni Herri Kejn pritet të udhëheqë britanikët në këtë ndeshje, ku ‘Tre Luanët’ konsiderohen favoritë. Medison dhe Uollkër nuk janë të gatshëm për trajnerin Southgejt.

Anglia ka një sulm të fortë, ku përveç kapiteni Kejn, janë edhe Sterling dhe Foden të preferuarit e trajnerit Southgejt për të luajtur nga minuta e parë. Tek Irani mungon sulmuesi Azmun.
Holanda zbret në fushë në orën 17:00 për t’u ndeshur me Senegalin në ndeshjen e dytë të Grupit A. Fitorja e Ekuadorit një ditë më parë i vë dy skuadrat nën presion për të marrë 3 pikët në debutim.

Trajneri Luis van Gal nuk ka sot në dispozicion sulmuesin kryesor të skuadrës, Memfis Depai. Megjithatë, ‘tulipanët’ kanë potencial për ta nisur mbarë këtë Botëror. Në anën tjetër, Senegali, edhe pse humbi yllin e tij Sadio Mane, ka të tjerë lojtarë me shumë përvojë që mund ta udhëheqin, si Kulibali i Çelsit.
Ndeshja e tretë për ditën e sotme luhet në mbrëmje, në orën 20:00. Uellsi i Geret Bejl përballet me SHBA-të.
Ndeshjet e sotme
Angli-Iran (14:00)
Senegal-Holandë (17:00)
Uells-SHBA (20:00)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



