Media Galeri

Debutoi me Arsenalin, Paolo Maldini uron Maldin Kaçurrit

Mbrojtësi i Kombëtares U-19, Maldin Kaçurri debutoi me ekipin e parë të Arsenalit, shqiptari i parë në radhët e Arsenalit.

Prindërit e Maldinit shqiptar i kanë vënë emrin atij si tifozë të mëdhenj të legjendës së AC Milan.

Por ato nuk e mendonin se një ditë, Maldini i tyre do përgëzohej nga Maldini legjenda për lojën e bërë.

Dhe kjo ka ndodhur. Në postim e bërë në Instagram nga Maldin Kacurri, ka komentuar Paolo Maldini, duke e përgëzuar.

“Moment krenarie për mua dhe familjen time që të debutoja me Arsenalin, eksperiencë e paharrueshme. Do vazhdojmë të punojmë”, shkruante Kaçurri në postimin pas ndeshjes në “Carabao Cup”.

Poshtë tij, Paolo Maldini i shkruan "Urime Maldin", si edhe e duartroket djaloshin kuqezi, një koment që ka marrë shumë pëlqime edhe nga fansat e të dyve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë