Media Galeri

Dëborë e parë mbulon Prishtinën

Prishtina është zbardhur nga reshjet e dëborës ndërsa dimri ka trokitur në kryeqytetin e Kosovës, ndërsa më herët ka mbuluar zonat më të thella.

Parashikimet e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thonë se edhe sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura të shiut dhe borës.

“Reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet – 1 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes  me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë