Bota

‘Dëbime masive nga e marta pas betimit’, plani i Trump kundër emigrantëve nis nga Çikago

Gazeta Si – Donald Trump do të fillojë planin e tij për dëbimet masive të emigrantëve të martën, menjëherë pasi të betohet në Shtëpinë e Bardhë, me një operacion në Çikago që do të zgjasë një javë.

Lajmi raportohet nga gtazeta “Wall Street Journal”, duke cituar disa burime, sipas të cilave presidenti i zgjedhur do të mobilizojë 200 agjentë për të kryer operacionin.

Ky i fundit do të shërbejë për të dërguar një mesazh për “qytetet e shenjta”, pra ato qytete të qeverisura nga demokratët “të cilët mbrojnë emigrantët e paligjshëm duke mos ndihmuar autoritetet federale të zbatojnë ligjet e imigracionit”.

Operacioni, shkruan gazeta prestigjioze amerikane, do të kishte për qëllim emigrantët e paligjshëm që kanë precedentë penalë, përfshirë krime të lehta si shkeljet e trafikut.

Burimet kanë saktësuar se “do të arrestohet kushdo që është i pranishëm në momentin e arrestimit, edhe pse ndodhet ilegalisht në vend”.

Për më tepër, stafi i presidentit të zgjedhur, thuhet se synon të organizojë dëbime masive të ngjashme në një sërë qytetesh që deri më tani kanë miratuar politika që synojnë kufizimin e bashkëpunimit me autoritetet federale në lidhje me politikat e emigracionit.

Qytetet e tjera të përfshira mund të përfshijnë Nju Jorkun, Los Anxhelosin, Denverin dhe Majemin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë