Fondi Shqiptar i Zhvillimit(FZHSH) ka publikuar ftesën për ofertë lidhur me kontratën që parashikon “Zbatimin e masave paraprake për adresimin e shqetësimeve urgjente për sigurinë dhe parandalimin e humbjes së strukturave të trashëgimisë në Kalanë e Gjirokastrës”.
Fondi ka njoftuar se qeveria shqiptare është financuar nga Banka Botërore kundrejt kostos për projektin “Integrimi Urban dhe Zhvillimi i Turizmit”, dhe ka për qëllim të përdor pjesë të këtij financimi per kontratën e mësipërme.
Punimet parashikohen që të kryhen për një periudhë kohore prej 13 muajsh dhe erdhën pas shumë debateve që janë bërë në lidhje me faktin se ndërtimi i projektit bypass për Gjirokastrën do të dëmtonte trashëgiminë kulturore të qytetit.
Ekspertë të njohur ndërkombëtarë të fushës së shkencës, urbanistikës dhe trashëgimisë kulturore kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me projektin e bypass në Gjirokastër.
22 prej tyre, para disa javësh i dërguan kryeministrit Edi Rama një letër të hapur ku kërkonin që të ndërpriteshin punimet për shkak se ata rrezikonin statusin që kishte Gjirokastra si pjesë e UNESCO dhe shkatërronin disa pjesë autentike të saj.
Projekti bypass synon devijimin e trafikut dhe transformimin e infrastrukturës së qytetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje