Njerez

Debati në Kinë, Universiteti i Shangait i kërkon listën e studentëve gay të gjitha kolegjeve

Të rinj kinezë janë ndjerë të alarmuar nga lajmi se Universiteti i Shangait u ka kërkuar të gjitha kolegjeve të “hartojnë një listë” të studentëve LGBT, për të siguruar informacion mbi “gjendjen e tyre mendore”. Lajmi bëhet i ditur nga “The Guardian”.

Ky lajm raportua në mediat sociale, Weibo kineze por edhe Twitter, ku u publikua pamja e ekranit të direktivës në të cilën universiteti kërkon të “hetojë dhe kërkojë” studentët që janë pjesë e komunitetit Lgbt dhe të “gjejnë informacion mbi kushtet e tyre psikologjike”, pozicionin e tyre politik, kontaktet e tyre shoqërore dhe kërkesa të tjera të paspecifikuara.

Universiteti i Shangait nuk iu përgjigj kërkesës së “The Guardian” për koment, por pas disa orësh postimi u zhduk nga mediat sociale.

Në të kaluarën, komuniteti LGBTQ + ishte shumë aktiv në kampuset universitare kineze, por vitet e fundit ai është margjinalizuar gjithnjë e më shumë.

Vitin e kaluar, u njoftua mbyllja e Shanghai Pride, manifestimi i vetëm i madh i homoseksualëve


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë