Politike

Debat për Berishën në Grupin e PD pak para paktit me PS, Shehu: Ta shpëtojmë nga arresti. Nallbati: Udhëhiqe ti aksionin…

Nga Gazeta Si - Gazment Bardhi si kryetar i grupit ka marrë autorizimin nga mbledhja e deputetëve për të qënë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve ku pritej të diskutoheshin disa ndryshime në kalendarin e punimeve që në thelb lidhen me pranimin e dy komisioneve hetimore. Por për atë se çfarë mund të arrihet me PS në mbledhjen e grupit të PD-së ka pasur debate dhe hezitime.   

“Kam thënë që edhe nëse jepen komisionet nuk janë suksese, sepse gjendja e situata është përkeqësuar me burgosjen politike të Berishës. Forma e vijimit të aksionit mund të shikohet. Mos mendojmë se nëse marrim dy komisione marrim suksesin. Suksesin nuk e kemi me PS dhe Ramën por me përkrahjen e elektoratit tonë, siç u pa në protestë. Duhet të koncentrojmë aksionin politik në atë që është më e rëndësishme, izolimin politik të Berishës. Ta bëjmë para ndërkombëtarëve apo kudo mundemi. Beteja jonë duhet të jetë për të kundërshtuar burgosjen e Berishës. Mos fshihemi pas gishtit”, tha Tritan Shehi pas mbledhjes së grupit. Më herët edhe gjatë mbledhjes, Shehu kishte një përplasje për Berishën me deputetin Bledion Nallbati.

Tritan Shehu: Ne duhet të shpëtojmë Sali Berishën nga arresti dhe për këtë duhet të vazhdojmë aksionin opozitar. S’kanë farë rëndësi këto që marrim (negociatat)

Bledjon Nallbati: Shumë dakord me Tritanin. Të vazhdojmë aksionin, por me një kusht që ti të jesh në ballë. (I referohet idesë që ata të cilët s’janë përplasur ta marrin kryesimin e aksionit).

Tritan Shehu: Mos më fol mua ashtu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë