Njerez

David Beckham dhe Victoria, 25 vjet martesë: histori, tradhti, afera

Gazeta Si – Thuhej se nuk do të zgjaste dhe përkundrazi para pak ditësh, David dhe Victoria Beckham – çifti më magjepsës në botën e futbollit (dhe më gjerë) – festuan 25 vjet martesë.

Ata, ish-futbollisti (49 vjeç) dhe stilistja (50), që u takuan në vitin 1997 kur ajo, atëherë një yll i muzikës me “Spice Girls”, e pa atë, atëherë një yll i ri i Anglisë dhe Manchester United në futboll, së bashku me Mel C. (kolegia Melanie Jayne Chisholm).

Koha kalon në mënyrë të pashmangshme dhe ata janë ende aty. Mes biznesit, parave (shumë prej tyre), tradhtive dhe thashethemeve të pashtershme.

Libri që trondit shtëpinë e Beckham-ëve

Më 4 korrik 1999, David u shfaq në Kështjellën Luttrellstown, Dublin, me një Bentley Azure, i veshur me një kostum ngjyrë kremi të dizenjuar nga Timothy Everett, ndërsa gruaja e tij e ardhshme, u shfaq me një fustan Vera Wang, teksa vërtitej me stil në një makinë “Bentley Arnage”.

Ai ishte 24 vjeç, ajo 25 dhe ata sapo kishin sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë. Punësuan një planifikues festash që kishte punuar për Princeshën Anne dhe një luleshitës të punësuar më parë nga Mbretëresha Elizabeth.

Revistat paguan shuma të papara për fotot, të gjithë flisnin për dasmën e dekadës që kushtoi sipas disave, 750 mijë paund.

Unazat, banketi, lotët, të qeshurat. David dhe Victoria do ta kujtojnë edhe një herë para 121 milionë ndjekësve të tyre në Instagram.

Gëzuar përvjetorin, “Poch” dhe “Becks”, edhe pse ajo që i shkatërroi, ishte “The house of Beckham”, një libër 384 faqesh i shkruar nga Tom Bower, i njohur për biografitë e tij të paautorizuara.

Tradhtitë dhe argumentet e Davidit

Duke marrë parasysh librat e tij të mëparshëm, që përfshijnë “Revenge”;  “Meghan, Harry and the War Between the Windsors”, “No Angel: The Secret Life of Bernie Ecclestone dhe Boris Johnson: The Gambler”, mirëpo ky nuk do të jetë lexim i lehtë në familjen Beckham.

Sa për t’ju dhënë një ide: sipas Bower, marrëdhënia me ish-asistenten personale Rebecca Loos, të cilën David nuk e pranoi kurrë, ishte një nga të shumtat dhe mes tyre me sa duket kishte një estetiste, një modele veshjesh të brendshme dhe një person i shoqërisë së lartë.

Shkrimtari thotë gjithashtu se, pas lindjes së Romeos – fëmijës së tyre të dytë – Victoria i tha një miku të saj: “Kam frikë se nuk më do më. Mendoj se do të më lërë”.

Dhe jo vetëm: midis 2016 dhe 2018, martesa ishte sërish në krizë. Bower pretendon se David shkoi në Festivalin e Glastonbury-t në vitin 2017 pa iu përgjigjur kurrë në telefon gruas së tij, sepse ai ishte i zënë me një festë deri në orën 5 të mëngjesit me mikun e tij, Dave Gardner (menaxher sporti dhe argëtimi) dhe modelen/deejay Lady Mary Charteris.

Kur Victoria iu bashkua të nesërmen, çifti pati një debat të furishëm dhe më pas parakaloi para kamerave sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Një vit më pas, Victoria pozoi për revistën “Vogue” me fëmijët e saj në një varkë, duke ngjallur zemërimin e Davidit, i cili nuk donte që ata të shfrytëzoheshin për markën.

Madje bastexhinjtë e famshëm anglezë, kishin ndaluar të pranonin baste për një divorc të mundshëm mes tyre.

“Dasma jonë? Punë e vështirë”

Në mbyllje të festës së “Vogue” atë natë, David u largua pas dhjetë minutash, pretendon Bower.

Victoria, megjithatë, mbeti, duke e mbyllur mbrëmjen dhe qëndruar në një divan dhe duke kënduar “Wannabe”, hitin e “Spice Girls”.

Katër muaj më vonë, ajo u tërbua përsëri, sepse burri i saj kishte dhënë shumë detaje në një program televiziv australian, duke pranuar se ruajtja e martesës së tyre kishte qenë “punë e vështirë”. Sinqeriteti i tij kishte shkatërruar përpjekjet e gruas së tij për të krijuar imazhin e një familjeje të lumtur.

Së bashku vlejnë gjysmë miliardë

Megjithatë, 25 vjet më vonë, “anija Beckham” vazhdon të lundrojë. Dokumentari për jetën e tyre u shikua nga afro katër milionë njerëz në javën e parë të tij, audienca më e madhe e vitit në “Netflix”.

E gjithë familja ka pozuar në tapetin e kuq: “Së bashku jemi shumë më të fortë se sa do të ishim individualisht”, – është motoja e tyre.

Sipas “Sunday Times Rich List”, dyshja kanë një vlerë të kombinuar 455 milionë stërlina falë marrëveshjeve reklamuese me marka që variojnë nga “Adidas” tek “Armani”.

David ka markën e tij të uiskit dhe bleu Messin për Inter Miami në kampionatin amerikan të futbollit, Victoria është një ikonë në modë.

Edward Enninful, ish-kryeredaktori i “Vogue”, i përshkroi Beckham-ët si “familja e dytë mbretërore e Britanisë”.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë