Jete & Stil

Data, vendi, fëmijët…Çfarë duhet të përcaktoni në një ftesë për festë?

Përgatitja e ftesës së festave është më e rëndësishme se organizimi i festës, mund të duket e habitshme por është imapkti i parë me të ftuarit. Ftesat evoluojnë me kohën dhe nuk është e përshtatshme që të dërgojmë tek sa që tashmë i ka kaluar koha. Por, çfarë duhet të përfshini në shkrimin tuaj brenda ftesës që miqtë të vinë me kënaqësi në festën tuaj.
“Nuk ka dyshim se traditat e popujve po ndryshojnë me kohërat,” thotë James Hirschfed, bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Paperless Post, një kompani që organizon festa, e cila krijoi 70 milionë të tilla vitin e kaluar. Sipas tij shumë vite më parë, askush nuk ishte i interesuar për ushqimin apo dhurata kur shkonin në një festë, mjafton të kënaqeshin atje.
“Por nuk janë të tilla kohët ku jetojmë sot,” shprehet ai.
Nga zbavitëse, tashmë ftesat janë bërë edhe më formale. Tashmë ka shumë detaje të datës, kohës, vendit të cilat, duhet të përcaktohen mirë përpara se të fillojë festa.
Por, çfarë duhet të shkruani në një ftes? Daniel Pos Sennin, zëdhënës i Institutit Emily Post, kompania më e famshme në Amerikë për realizimin e ftesave dhe James Hirschfed tregojnë mënyrat më të mira për të kënaqur miqtë në një festë.

Veshja.
Të ftuarit mund të vinë veshur thjeshtë, por veshja në fetën tuaj është mirë të përcaktohet.
“Të informosh mysafirët për këtë aspekt, i ndihmon më shumë ata. Çdo gjë duhet të përputhet me idenë e festës tuaj,” shprehet Senning.
Sipas tij nëse do të organizoni një dasmë, duhet që veshjet të jenë paksa serioze, duke përfshirë fustane dhe kostume klasike, ndërsa nëse organizoni një festë ditëlindje atëherë njerëzit, duhet të jenë më të thjeshtë në veshjet e tyre.
Gjithashtu, edhe Hirschfeld shprehet se nëse veshja është e përcaktuar, miqtë tuaj nuk do përpiqen shumë për të gjetur veshjen e duhur.

Vendi
Mendoni për komoditetin e mysafirëve përpara gjithçkaje tjetër.
Senning shpjegon se një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm i festës, është vendi ku do të ulen mysafirët. Sipas tij, nëse do të jetë ambient i jashtëm, duhet të siguroheni që vendi të jetë i përshtatshëm për të kërcyer.
“Mikeve tuaja nuk do të ju pëlqente, nëse do të detyroheshin të ecnin me taka mbi një sipërfaqe bari,” shton ai.
Ndërsa, Hirschfeld tregon se nëse keni festa të thjeshta si ditëlindjet, nuk keni pse ta organizoni festën tuaj në një qytet tjetër. Mysafirët do të ishin të kënaqur, nëse festa do të jetë pranë shtëpisë tuaj, kështu që ata do të orientohen më mirë për të ardhur tek ju.

Ushqimi
Hirschfeld shprehet se gjithmonë, duhet të pyesni për preferencat tuaja. Pyetja rreth kufizimeve dietike, duhet të përcaktohen në një festë, pa marr parasysh se për çfarë lloj organizimi bëhet fjale.
Mënyrat më të zakonshme si trajtohet kjo gjë në një ftesë është në bazë të pyetjes: “Ju lutem më tregoni për çdo alergji nga ushqimi, dhe preferencat tuaja”
"'Na tregoni nëse keni ndonjë nevojë të veçantë diete' është një mënyrë e mirë për të pyetur. Gjithnjë e më shumë, njerëzit janë të kujdesshëm për atë që hanë. Çfarë mund të ishte me e keqe sesa te ftoje dike ne shtëpinë tuaj dhe të gatuani mish, e ndërkohë të kuptoni se ai është vegjetarian?," thotë Hirschfeld.
Ndërsa, Senning shprehet se nuk jeni t detyruar të pyesni mysafirët, se çfarë do të vendosni për të ngrënë në festën tuaj. Sipas tij, kjo është një ide e cila kërkon kosto të madhe.

Fëmijët
Me mirësi mund të thoni se nuk i dëshironi fëmijët në festën tuaj. Hirschfeld shprehet se kjo temë është shumë delikate.
“Përgjithësisht, njerëzit që kanë kaluar moshën 30 vjeç, janë të detyruar të vijë me fëmijët në festë. Ju duhet të jeni të vëmendshëm. Nëse miqtë tuaj janë të pirur të kalojnë shumicën e orëve me fëmijët e tyre në fundjave, ju duhet t’i lajmëroni më përpara në mënyrë që ata të gjejnë një kujdestar për fëmijët e tyre.
Senning këshillon se me delikatesë, ju mund t’i shkruani mysafirëve në ftesë se jo nuk i doni fëmijët, por doni të ndjeheni sa më komod vetëm në shoqërinë e tyre.

Dhuratat
Sipas ekspertëve edhe kjo është një çështje e ndërlikuar. Nuk është e domosdoshme që për të gjitha festat miqtë të shpenzojnë për dhurata, ju mund të vendosni në ftesë edhe kërkesat tuaja për këtë pjesë.
“Gjatë gjithë kohës shohim njerëz që janë të zhgënjyer nga dhuratat që marrin. Ju thjesht mund ,të jeni të sinqertë për diçka që nuk e pëlqeni,” shprehet Hirschfeld
Ndryshe nga Hirschfeld, Senning këshillon që të mos vendosni barriera në këtë pjesë.
“Nëse miqtë tuaj dëshirojnë të të bëjnë një dhuratë, mjafton fakti që ata kanë menduar për ju. Nëse ata nuk dëshirojnë, nuk mund të detyroni askënd për të të sjellë diçka. Çdo kush bën zgjedhjen e tij,” shprehet ai.

Këto edhe gjërat të tjera janë të rëndësishme për t’u përcaktuar në një festë, pasi do të orientojnë mysafirët dhe do të krijojnë një eveniment, ku do të kënaqen të gjithë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë