Media Galeri

Dashnor Sula vijon protestën e fermerëve, derdh qumësht në shkallët e Kuvendit

Nga Gazeta Si- Deputeti Dash Sula ka derdhur qumësht në shkallët e parlamentit në mbështetje të protestës së blegtorëve për çmimin e lirë të qumështit.

Pak para nisjes së seancës, deputeti demokrat derdhi qumështin tek hyrja e kuvendit dhe i bëri thirrje qeverisë që të kthejë vëmendjen tek fermerët.

“Kostot janë shumë të mëdha. Qeveria nuk ka kohë të merret me blegtorët. Fondet janë të AZHBR-së. Miliona euro nuk merren nga fermerët por persona të caktuar kanë devijuar fondet në ndërtim apo vende të tjera”, tha Sula.

Pak ditë më parë fermerët udhëtuan me traktorët e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri, Lushnja dhe u mblodhën në protestë tek rrethrotullimi i Savrës në autostradën Lushnje- Fier.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë