Një trend i ri po bën bujë në New York dhe quhet “Füde Dinner Experience”.
Është një darkë me një kod veshjeje të veçantë, ku ulesh krejtësisht lakuriq në tryezë dhe darkuesit janë të panjohur me njëri tjetrin.
Gazeta New York Times tregon historinë e “Füde Dinner Experience”. Prezantuesja e kësaj darke lakuriqësie është modelja dhe artistja Charlie Ann Max. Me një kosto prej 88 dollarësh dhe me miratim paraprak, të ftuarit ulen në tavolinë me të panjohur të tjerë dhe për njëfarë kohe, duke shijuar një menu vegane, ata zhvishen nga çdo tabu.
Charlie Ann Max tregon se ka disa arsye pse njerëzit dalin lakuriq në këtë darkë. Sipas saj disa prej tyre duan që të ndihen më të lidhur me trupin e tyre, të tjerët duan të krijojnë miqësi të papenguara. Darkueset janë kryesisht femra, por nuk përjashtohen as meshkujt.



Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



