Futboll

Danimarkë, futbollistët e kombëtares heqin dorë nga shpërblimet për t’u barazuar me femrat

Nga Danimarka vjen një lajm që mund të cilësohet si historik. Kombëtarja e femrave ka nënshkruar një marrëveshje të re me Federatën (DBU) që do t’i garantojë një vlerësim financiar të njëjtë me ekipin e meshkujve.

Një objektiv i arritur edhe falë homologëve të tyre (ekipi i meshkujve), të cilët hoqën dorë nga reduktimi i mbulimit të sigurimit dhe refuzuan rritjen e shpërblimit për të rishpërndarë financat në mënyrë të barabartë për ekipin e femrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë