Pas protestave për gabimet në testin e Gjuhë-Letërsisë, maturantët i janë nënshtruar sot testit të Matematikës, duke kryer kështu provimin e tretë të Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2019- 2020. Më shumë se 36 mijë maturantë në të gjithë vendin sot testojnë njohuritë e tyre në lëndën e matematikës, por ndërkohë që maturantët janë në provim, teza qarkullon kudo nëpër rrjetet sociale.
Kjo nuk është e re për maturën shtetërore pasi edhe gjatë viteve të kaluara ka ndodhur e njëjta histori dhe veçanërisht me provimin e matematikës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









