Arsim

Dalin notat e Gjuhës Shqipe dhe letërsisë, vetëm 4 ekselentë e mbi 300 ngelësa

Janë publikuar të dhënat e përmbledhura në të gjitha qarqet e vendit për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për maturantët. Provimit iu nënshtruan në total 29731 maturantë.

Nga të dhënat rezulton se 383 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 4 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.71% ndërsa nota mesatare është 7.45.

Më 21 qershor dolën edhe notat e Gjuhës së huaj ku rezultatet ishin të kënaqshme sipas Ministres së Arsimit Evis Kushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë