Kanë dalë notat e provimit të gjuhës së huaj për maturantet dhe duket që notat janë të kënaqshme.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka shkruar se një pjesë e tyre kanë marrë nota maksimale. Në pamje të parë gjuhë e cila është përzgjedhur më shumë duket të jetë Anglishtja në nivel B2.
Provimi i gjuhës së huaj është ndër të parët që kanë realizuar 33 mijë maturantë më 9 qershor.
Në një komunikim me disa maturantë gjatë ditës së provimit, Gazetasi.al konstatoi se shumica e tyre ishin të sigurt se do të merrnin nota të mira, për shkak se kanë shumë kohë në kurse private për gjuhë të huaj.
Testi i Maturës kishte 60 pikë, ku 20 pikë ishin për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.
Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



