Media Galeri

Dalin në ankand 230 makina të rralla klasike

Një flotë mbresëlënëse prej 230 makinash klasike të zbuluara në magazina dhe në një kishë të braktisur në Hollandë do të dalë në ankand.

Sipas organizatorëve të ankandit, automjetet klasike, që besohet se kapin vlerën e miliona eurove, i përkisnin biznesmenit të Dordrecht, Ad Palmen, 82 vjeç, i cili filloi t’i grumbullonte makinat 40 vjet më parë.

“Koleksioni Palmen Barnfind” do të dalë në shitje në Holandë nga 19 maji si pjesë e një ankandi të organizuar nga Gallery Aaldering dhe Classic Car Auctions.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë