Futboll

Daku shënon golin e fitores në Rusi, Broja nuk ‘ndez’ si titullar me Çelsin

Gazeta Si – Mirlind Daku, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka shënuar sot në Rusi për skuadrën e tij Rubin Kazan. Ai realizoi vetëm pas 7 minutash lojë ndaj Baltikas, duke shfrytëzuar një top të gjatë nga mbrojtja dhe përballë portierit kundërshtar nuk ka falur.

Rubini mban vendin e 7-të në kampionatin rus pas 18 javësh. Daku është titullar me këtë skuadër dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj këtë sezon.

Armando Broja, sulmuesi tjetër kuqezi, e nisi titullar ndeshjen e sotme të Çelsit në fushën e Evertonit. Ky në fakt është një lajm i mirë për Brojën dhe trajnerin Silvinjo, por në anën tjetër gjërat nuk shkuan si duhet. Sulmuesi kuqezi u shfaq rrezikshëm vetëm në një rast dhe në pjesën e dytë u zëvendësua.

Çelsi u mund me rezultatin 2-0, duke i rënduar më tej pozitat në klasifikim, ku mban vendin e 12-të me 19 pikë. Broja po merr besimin e trajnerit Poçetino, por duket se e ka të vështirë të kthehet në ritmin që kishte para dëmtimit. Kjo është ndoshta një situatë normale, megjithatë duhet që lojtari të gjejë veten sa më parë dhe të zhbllokohet.

Në Spanjë, ndeshja e Granadës së Myrto Uzunit (titullar) zgjati pak minuta. Një tifoz në stadium humbi jetën gjatë pjesës së parë dhe ndeshja u ndërpre. Për aq sa u luajt, Atletik Bilbao udhëhiqte 0-1, me një gol të Inaki Uilliams.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë