Nga Gazeta “Si”– ‘Culturalb’ programi i cili synon të promovojë kulturën shqiptare nëpër botë, sjell sot në tre komunat arbëreshe ,Civita, San Basile dhe Frascineto, ‘valljen arbëreshe’, një traditë kjo gjashtë shekullore.
Ditët shqiptare në botë, nisën nga Milano për tu zhvendosur në tre komuna të arbëreshe. Nismë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kjo platformë do të shtrihet në shtete kryesore të Europës, me qëllimin e prezantimit të artit dhe kulturës shqiptare.
Një nga shembujt më të prekshëm të kësaj trashëgimie e cila vlen të promovohet është “Vallja arbëreshe”, një festë pesëshekullore që zhvillohet çdo të martë pas Pashkëve në katundet arbëreshe të Italisë. Kjo festë përkujton fitoren e Gjergj Kastriot Skënderbeut në vitin 1467 dhe mishëron shpirtin e një populli që nuk i ka harruar rrënjët. Me këngë, valle dhe veshje tradicionale, Vallja është një kujtim i gjallë, një homazh ndaj identitetit dhe qëndresës arbërore , tashmë pjesë e rrëfimit të ri që ‘CulturaAlb’ sjell para botës.

Megjithatë, këto aktivitete të organizuara në kuadër të nismës ‘CulturaAlb’ dhe ‘Ditët shqiptare në botë ‘janë vetëm të parat, pasi ky program shumëdimensional kulturor ka si synim promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në shumë shtete të tjera. Në thelb, ‘CulturaAlb’ është një platformë e re diplomacie kulturore, e cila angazhon artistë, dizajnerë, muzikantë, kuzhinierë, krijues dhe komunitete shqiptare në diasporë për të sjellë zërin e Shqipërisë në qendrat më të mëdha kulturore të botës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.