Lajme

Çuditë e motit, reshje bore në pranverë

Reshjet e dëborës kanë përfshirë këtë të martë pranvere të 24 marsit pothuajse të gjithë vendin. Bora ka surprizuar këtë mëngjes edhe qytetarët e Tiranës.

Mësohet se janë zbardhur nga reshjet e dëborës qytetet juglindore dhe verilindore të vendit, si Korçë, Peshkopi, Bulqizë, Pukë, Lezhë, etj.

Dëbora është shoqëruar me erë të fortë e ngrica. Në zonën e Dibrës e pikërisht në fshatrat e Bulqizës trashësia e dëborës në njësitë administrative Zerqan, Trebisht, Ostren, Martanesh, Fushë Bulqizë, Shupenzë dhe në disa fshatra të njësisë Gjoricë trashësia e dëborës varjon nga 15 cm deri në 30 cm në fshatrat e thella.

Por në rrugët e qyteteve ndryshe nga herët e tjera që njerëzit dilnin nga shtëpitë e tyre për të shijuar borën këtë herë është ndryshe, pasi njerëzit janë të izlouart dhe rrugët janë të boshatisura nga frika e koronavirusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë