Sport

Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë, 910 gola në karrierë dhe rekord fitoresh me Portugalinë

Gazeta Si – Në më pak se tre muaj, ai do të mbushë 40 vjeç. Megjithatë, atij ende nuk i mungon dëshira dhe nëse golat e shënuar në Arabinë Saudite i duken me pak vlerë, ato në Ligën e Kombeve, me kombëtaren, realisht nuk mund të nënvlerësohen.

Cristiano Ronaldo shënoi një dygolësh ndaj Polonisë me Portugalinë, në fitoren 5-1 të skuadrës së Martinezit, me një penallti dhe një goditje spektakolare me roveshatë, duke arritur në kuotën e bujshme të 910 golave ​​në ndeshjet zyrtare në karrierën e tij.

Me këtë dygolësh, ai u bë lojtari me më shumë fitore, 132, me kombëtaret, duke kaluar Sergio Ramosin, i cili mbeti me 131.

Në 5 ndeshjet e fundit të luajtura me Portugalinë, ai shënoi golin e tij të pestë që nga shtatori, duke kontribuar në rezultatin e përgjithshëm.

18 gola/asistime në 20 ndeshjet e fundit të luajtura mes kombëtares dhe të gjitha garave me Al Nassr.

Cristiano Ronaldo, në ndeshjen kundër Polonisë, ka dhënë edhe asistin për golin e katërt momental të portugezëve të shënuar nga Pedro Neto. Një kampion vërtet i përjetshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë