Lajme

COVID19/ MSH: 1184 raste të reja, 13 vdekje, rritet numri i shtrimeve në spital

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët e fundit janë kryer 4013 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1184 qytetarë.

Janë shëruar 796 qytetarë ndërsa ka pasur 13 humbje jete të moshave  48-81 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur edhe numri i shtrimeve në spital me 26 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të shtrimeve në 632. Është rritur gjithashtu edhe numri i rasteve në terapi intensive nga 35 në 40.

Gjatë ditës së sotme (e diele) janë kryer 822 vaksinime antiCovid.

Që nga fillimi i vaksinimit Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 5791 vaksina antivCOVID

COVID-19 – Statistika (21 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1184

Të shëruar në 24 orë      796

Të shtruar në spitale      632

Humbje jete në 24 orë   13

Testime ditore                4013

Testime totale           440,490

Raste pozitive            100,246

Raste të shëruara        63,329

Raste Aktive               35,251

Humbje jete                1,666

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     21449

Fier         2888

Durrës            1833

Vlorë      1816

Shkodër         1466

Elbasan          1087

Lezhë      1031

Berat              1017

Korçë      966

Gjirokastër 938

Dibër      382

Kukës     378


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë