Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë nga Covid-19. Gjithashtu janë kryer 2512 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
14 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Berat, Pogradec, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Vau i Dejës. Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,732 që nga fillimi i epidemisë,” thuhet më tej në njoftim.
Ndërkaq në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 575
Korçë 114
Shkodër 86
Vlorë 55
Elbasan 42
Berat 41
Lezhë 35
Gjirokastër 35
Fier 23
Kukës 14
Durrës 12
Dibër 1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.