Një video në Hong Kong që tregon nxënësit që kanë vendosur dy maska teksa performojnë me flaut, ka shkaktuar tallje në mediat sociale.
Reklama, e bërë nga Byroja e Arsimit e Hong Kongut, u postua përpara Ditës Kombëtare të Kinës më 1 tetor.
Ajo gjithashtu vjen pasi Hong Kongu më herët njoftoi një zgjatje të mëtejshme të kufizimeve të Covid, përfshirë mbajtjen e maskës.
Është një nga qytetet e pakta të mbetura që ka mbajtur masa strikte Covid që nga shpërthimi i pandemisë.

Videoja, e titulluar “Young China Says”, e cila ka në qendër rininë e Hong Kongut, tregon nxënës të ndryshëm që kryejnë një sërë aktivitetesh artistike, duke përfshirë këndimin, artet marciale dhe shfaqjet muzikore.
Më shumë se 400 nxënës nga 41 shkolla të mesme u ftuan të merrnin pjesë në videon më shumë se 5 minuta.
Klipi u publikua nga Byroja e Arsimit e Hong Kongut më 21 shtator, në përkujtim të ditës kombëtare të Kinës më 1 tetor.
Në 45 sekonda, video tregon dy nxënëse të maskuara duke luajtur flautin krah për krah.
Në rrjetet sociale video mori shumë komente tallëse.
“Ky qytet nuk dështon kurrë të më befasojë”, shkroi në Tëitter korrespondentja e South China Morning Post, Jeffie Lam, duke shtuar hashtag #maskingtilltheendoftheworld.
Një koment tjetër në Facebook thoshte: “Kjo do të shkaktojë kaq shumë shaka”.
“Kjo është shkalla në të cilën Hong Kongu ka frikë nga Covid”, tha një përdorues i Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




