Shendet

Covid, një variant misterioz në kanalizimet e Nju Jorkut nga bota e kafshëve?

Gazeta Si – Shkencëtarët amerikanë kanë pikasur një variant misterioz të koronavirusit në sistemin e kanalizimeve të Nju Jorkut. Është një sekuencë e paprecedentë që qarkullon në ujërat e zeza për më shumë se një vit, por pa lënë asnjë gjurmë në popullsinë e metropolit. Qyteti amerikan vazhdon të dominohet nga variant “Omicron” dhe në një pjesë gjithnjë e më të mbetur nga “Delta”.

Gjetjet e zbulimit u publikuan të enjten më 3 shkurt në revistën “Nature Communications. Aktualisht, nuk ka asnjë provë që ky version i Covidt paraqet rrezik për shëndetin e njeriut.

Virusi u identifikua gjatë një studimi mostër të ujërave të zeza nga 14 impiante të Nju Jorkut, i cili filloi në qershor 2020. Fragmentet gjenetike shfaqeshin rregullisht në katër deri në pesë vende, nga të cilat, megjithatë nuk u zbulua vendndodhja.

Një tjetër raport vjen nga Kalifornia po ashtu, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti i Berkeley. Por cila mund të jetë origjina e këtij varianti të ri të mundshme? Në thelb ka dy hipoteza në fushë.

E para: mund të jetë një sekuencë që deri tani u ka shpëtuar tamponëve. Por është një teori që konsiderohet e pamundur nga virologët, sepse grimcat janë të dukshme vetëm dhe gjithmonë në të njëjtat ngarkesa, ndërsa nëse do të kishte pasur një infeksion, tani do të ishte i gjurmueshëm edhe diku tjetër.

Teoria e dytë: mutacioni vjen nga bota e kafshëve. Të dyshuarit numër një janë minjtë, të cilët dominojnë kanalizimet dhe më gjerë të Nju Jorkut. Por nuk përjashtohen opsionet e tjera: nga ketrat te qelbësit, që gjenden me shumicë në parqet e të gjithë Amerikës.

Sigurisht, deri më tani, koronavirusi nuk i ka prekur minjtë, megjithëse Dr. Marc Johnson, një nga virologët që punoi artikullin në “Nature Communications”, thotë për gazetën “New York Times” se eksperimentet kanë treguar se “varianti misterioz”, mund të infektojë qelizat e llojeve të ndryshme të brejtësve. Rezultatet, megjithatë, nuk janë përfundimtare. Hulumtimi vazhdon.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë