Masat e reja kufizuese të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë e Covid-19 kanë ndalur edhe punën e Prokurorisë së Përgjithshme në përzgjedhjen e kandidatëve të saj për dy vakancat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Prokuroria e Përgjithshme njoftoi pezullimin e procedurës së shprehjes së interesit nga kandidatët. Vendimi është marrë nga kryeprokurori Olsian Çela.
Gara për shprehjen e interesit u hap vetëm 5 ditë më parë. Prokuroria njofton se do të dalë me një vendim të dytë në varësi të situatës.
“Prokurori i Përgjithshëm çmon se shmangja e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe siguron mbrojtjen e shëndetit të prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, punonjësve të administratës dhe të qytetarëve”, thuhet në deklaratë.
Sipas rregulloreve dhe ligjit të funksionimit të organeve të reja të drejtësisë, kandidatët kishin 2 javë kohë që të aplikonin dhe më pas thirrej mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Prokurorëve për të votuar emrat që do të çojë në KLP.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



