Të dhënat e reja tregojnë se më shumë se 1 në 10 fëmijë, adoleshentë dhe të rinj që preken nga Covid-19 përfundojnë me ‘Long Covid’ (Covidi i gjatë) një gjendje post-virale e cila zgjat javë pasi personi është infektuar për herë të parë. Gjendja afatgjatë potencialisht mund të ketë një efekt serioz në jetën e tyre të ardhshme.
Sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) në Londër, shumica e njerëzve kanë simptoma të Covid-19 për rreth 10 ditë pasi janë prekur fillimisht nga virusi dhe pastaj shërohen. Sidoqoftë, mjekët mendojnë se nuk është e pazakontë që njerëzit të kenë simptoma të Covid-19 deri në 4 javë pas prekjes nga virusi. Çdokush me simptoma të Covid-19 deri në 4 javë pas prekjes së virusit thuhet se ka sëmundje të zgjatur.
Ky është një term i përdorur për të përshkruar njerëzit që kanë Covid-19 të vazhdueshëm (simptoma midis 4 dhe 12 javëve) dhe ata me sindromën post-Covid-19 (simptoma pas 12 javësh).
Simptomat kryesore të Covid-19 të gjatë janë ato të vetë Covid-19, që do të thotë lodhje, kollë, dhimbje koke, humbje të shijes, humbje të nuhatjes, dhimbje në nyje ose trup, dhimbje të fytit, ethe, vjellje, diarre dhe dhimbje barku. Disa njerëz prezantojnë simptoma të rënda që i prekin shumë, por shumica e njerëzve kane simptoma të moderuara ose të lehta. Simptomat mund të zgjasin për shumë javë dhe disa njerëz përmirësohen me kalimin e kohës, ndërsa të tjerët nuk përmirësohen.
Duke nisur nga fakti që të rinjtë po preken shumë nga Covid-19, i zgjatur NHS në Britani u ka bërë thirrje 16-17 vjeçarëve që të prenotojnë vaksinat e tyre sa më parë. Sipas të dhënave nga Shëndeti Publik në Angli marrja e vaksinave në Londër në personat në moshën 16 deri në 29 vjeç (të cilët kanë më shumë gjasa të zhvillojnë Covid-19 të gjatë), është shumë e ulët. /BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje