Lajme

COVID-19, Zvicra zgjat lejeqëndrimin për shqiptarët në Zonën Shengen

Të gjithë shqiptarët e bllokuar në Zvicër për shkak të mbylljes së kufijve nga koronavirusi, nuk do të penalizohen nga autoritetet zvicerane.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme thotë se të gjithë shtetasit shqiptarë mund të tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër për shkak të situatës COVID-19, derisa situata të kthehet në një gjendje normale.

Qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, edhe pas skadimit të vizave ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor.
Megjithatë, shtetasit shqiptar që janë në këto kushte t'i raportojnë pranë zyrave të migrimit në Kantonin ku po qëndrojnë, në mënyrë që të zgjasin lejeqendrimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë