Shendet

Covid-19 te fëmijët: Grupmosha 1-5 vjeç është më e rrezikuara

Rreziku i transmetimit të SARS-CoV-2 përmes fëmijëve nuk duhet të injorohet. Duke pasur parasysh shkallën e ulët të infeksionit tek fëmijët, fëmijët mendohet se kanë më pak të ngjarë të infektohen kur ekspozohen ndaj virusit krahasuar me të rriturit.
Mjekja Pediatre Mira Kola i ka treguar Gazetës “Si” se në terapi intensive ka pasur vetëm 6 pacientë të vegjël që janë trajtuar për Covid-19 dhe të gjitha grupmoshat e fëmijëve rrezikohen të preken. Që prej fillimit të pandemisë janë raportuar rreth 716 fëmijë nga mosha 1 muaj deri në 15 vjeç të prekur nga Covid-19. Sipas të dhënave statistikore që ISHP paraqiti për Gazetën “Si duket se grupmosha 0 deri në 9 vjeç zë rreth 2% të të prekurve në personat e infektuar me Covid-19. Sipas të dhënave të deritanishme, nga fillimi i pandemisë ka pasur totalisht 62 fëmijë të shtruar në pavijonin e dedikuar për fëmijët, ndërkaq gjatë gjithë periudhës së pandemisë në vendin tonë, ndërroi jetë një foshnjë 16 muajsh i cili ishte i prekur nga sindroma Kawasaki dhe Covid-19 i rëndoi gjendjen.

Të dhëna nga Instituti i Shëndetit Publik


Më herët epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se ka faktorë metabolikë që ndryshojnë shfaqjen e sëmundjes nga fëmijët tek të rriturit. Sipas tij një faktor i rëndësishëm është se fëmijët deri në moshën 6-vjeçare janë të vaksinuar vazhdimisht për një sërë sëmundjesh. Ai e ka krahasuar metabolizmin tek fëmijët me një makinë me kilometrazh zero. Eksperti ka përshkruar se kjo është atribut i kalendarit të vaksinimit tek fëmijët i cili është shumë i ngjeshur deri në moshën parashkollore.
“Antitrupat që formojnë fëmijët godasin proteinat spike të virusit, ndërsa tek të rriturit zhvillojnë antitrupa kur e kanë virusin në organizëm,” ka theksuar eksperti.

Ndërkaq, në vendin tonë nuk ka asnjë studim ku tregohet specifikisht si ka ndikuar Covid-19 tek fëmijët. Ndërsa të dhënat nga studime të fundit kudo në botë, tregojnë se fëmijët janë po aq të prekur nga Covid-19 sa të rriturit dhe e transmetojnë virusin po aq sa të rriturit. Studimet e fundit nga Instituti Karolinka në Suedi, Instituti i Neuroshkencës në Kinë dhe Instituti i Neuroshkencës dhe Fiziologjisë, Akademia Sahlgrenska, Universiteti i Gothenburgu, tregojnë se edhe pse të shumtat e rasteve pacientët e vegjël nuk kanë probleme respiratore dhe kanë qenë asimptomatikë. Ekspertët kanë treguar se ky është një studim i cili përmbledh një grup studimesh që nga fillimi e deri më tani. Studimi tregon se fëmijët me COVID-19 më të vegjël se 5 vjeç kishin 10–100 herë ngarkesë virale krahasuar me fëmijët më shumë se 5 vjeç dhe të rriturit me COVID-19. Gjithashtu, në studim thuhet se incidenca e infeksionit COVID-19 u rrit me 7.4 herë në fëmijët midis 1 dhe 5 vjeç. Studimet e fundit kanë nxjerrë përfundimin se viruset e gjalla dhe acidet nukleike viral përveç testimit, mund të zbulohen edhe në jashtëqitjen e pacientëve me COVID-19. Kjo u konfirmua duke treguar infektivitetin e mundshëm të feçeve në mesin e fëmijëve të studiuar. Për më tepër, 23% e fëmijëve ishin asimptomatike në studimin e përgjithshëm. Rezultatet zbuluan se periudha mesatare e inkubacionit e bashkuar tek fëmijët ishte 9 ditë, e cila ishte më e gjatë se të rriturit (4 ditë). Kjo mund të shpjegohet nga fëmijët që kanë më pak të ngjarë të testohen për infeksion koronavirus për shkak të raporteve të simptomave të përfaqësuesve tek fëmijët më të vegjël, veçanërisht në moshën parashkollore. Nga ana tjetër, të dhënat e studimit të fundit fëmijët mund të mos testohen në kohën e duhur në disa vende për shkak të mungesës së burimeve dhe politikave lokale për testimin dhe gjurmimin e kontakteve. Kohëzgjatja e qëndrimit në spital ishte gjithashtu më e shkurtër se ajo e të rriturve (19 ditë)). Në përmbledhje, karakteristikat prezantuese, shoqëruesit dhe ashpërsia e sëmundjes së pacientëve pediatrik me COVID-19 ishin të ndryshme dhe më të lehta, krahasuar me të rriturit. Të gjitha moshat e fëmijëve mund të transmetojnë SARS-CoV-2, por fëmijët kanë më pak të ngjarë se të rriturit të jenë simptomatikë dhe janë më të ndjeshëm ndaj bashkë-infeksionit, gjë që e bën diagnostikimin dhe kontrollin e burimit të infeksionit.
Ndërkaq të dhënat shkencore për variantin e ri të virusit ë është shfaqur në Britani, thuhet se është më i transmetueshëm tek fëmijët, por nga të dhënat zyrtare deri më tani varianti i ri nuk është pikasur në vendin tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë