Opinion

COVID-19, si u shndërruan të rinjtë në shtëpiakë “të devotshëm”

Amelia Hall*- Çfarë emri mund ti vendoset një grup njerëzish që ishin dëshmitarë të rënies në bursë të kompanive të internetit në fëmijëri, 9/11 në adoleshencë, dhe u diplomuan në kohën e recensionit global? Të rinjtë. Tani që Covid-19 ka pushtuar botën, përballja me krizën e katërt në 30 vjet është një sfidë më vete. Por a duhet të vazhdohet me jetën normale – apo duhet të jetë një shans për t’u përballur me pengesat serioze që gjenerata jonë është duke u përballur që kur kemi hyrë në fuqinë punëtore?

Pas krizës financiare të vitit 2008, të rinjtë kërkuan ndryshim, por jo për një kohë të gjatë (RIP #occupywallstreet). Instagram dhe Netflix u bënë “buka dhe cirku” i ynë – praktika e lashtë romake e shpërqendrimit të popullatës. Përkujdesja për krijimin e një stili jetese me shkëlqim në rrjetet sociale u bë shpëtimi ynë, një mekanizëm për të përballuar ndikimin e vjedhjes së gjeneratës. Është e thjeshtë të harrosh se ke një borxh prej 50 000 Dollarë  kur ke 50 000 ndjekës në Instagram.

Për të rinjtë në fund të viteve 2000, pasoja emocionale e hyrjes në një recesion ishte e thellë. Vetëbesimi u lidh me aftësinë për të gjeneruar kapital. Një studim i vitit 2017 zbuloi se të rinjtë përbëjnë 40% të ” dëshmorëve të punës ” në krahasim me 29% të të gjithë të anketuarve. Deklaratat në lidhje me martirizimin e punës përfshijnë: “Askush tjetër në shoqërinë time nuk mund ta bëjë punën ndërsa unë jam larg”, “Dua të shfaq përkushtim të plotë për kompaninë dhe punën time”, “Unë nuk dua që të tjerët të mendojnë se jam i zëvendësueshëm” dhe “Ndihem fajtor për shfrytëzimin e lejes time të paguar ”. Me fjalë të tjera, nëse nuk po vrisni veten duke punuar, atëherë mund të jeni i vdekur.

Ekonomia e përvojës ishte një gënjeshtër e bukur aq sa zgjati, por tani na mbeten vetëm apartamentet bosh, llogari bankare bosh dhe qera të papaguara. Ndërsa miliona janë pushuar nga puna ose kanë fatin të punojnë nga shtëpia, ne jemi detyruar të ndalojmë së ëndërruari për Airbnb-në tonë të ardhshëm dhe të shikojmë përreth.

Atë që kulturat e tjera e kanë ditur që nga fillimi i qytetërimit, tani është duke u bërë e dukshme për të rinjtë e kësaj gjenerate: shtëpia nuk është vetëm një vend për të pushuar midis orarit të punës. Ajo është qendra e juaj e gravitetit. Ky moment i pauzës ekonomike dhe qëndrimit të detyruar në shtëpi, mund të transformojë marrëdhëniet tona me shtëpinë dhe punën. Instinkti ynë që del nga recesioni është të punojmë më shumë, të vendosim më shumë merita në aftësinë tonë për të fituar, ndërsa po hamë pa pushim ushqim delivery. Po sikur të gabojmë?

Ndoshta mësimi i vërtetë i karantinës është se shtëpia ka rëndësi. Nëse e besojmë këtë, ne duhet t’i përkushtohemi asaj si shoqëri: në vitin 2017, Franca miratoi një ligj duke u dhënë punonjësve “të drejtën e shkëputjes ” pas orarit të punës. Ndërsa të rinjtë kalojnë në role menaxheriale dhe përcaktojnë se çfarë ne dhe të tjerët do bëjmë gjatë orarit të punës, ne mund të vendosim që e ardhmja e punës nuk duhet të jetë e përberë prej martirizimit dhe javës së punës 80-orëshe. Dhe në vend që të transferojmë burimet tona jetësore duke blerë ekonominë e përvojave dhe “aplikacionet bazë”, ne mund të gjejmë mënyra për të “siguruar” jetën e shtëpisë: krijimin e produkteve dhe shërbimeve që thellojnë përfshirjen tonë me shtëpinë.

Le ta përdorim këtë pauzë ekonomike për të përveshur mëngët dhe për të kapërcyer si shoqëri ndarjen me shtëpinë. Nëse vendosim që shtëpia ka rëndësi po aq sa puna (ose, është më e rëndësishme), le të pajtohemi dhe të bëjmë një jetë më të mirë shtëpiake të aksesueshme për të gjithë.

Ky artikull është marrë nga “The Guardian” e është përshtatur në shqip nga Gazeta “Si”.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë