Sociale

COVID-19/ Rritje alarmante, 10 humbje jete 24 orët e fundit dhe 826 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë humbur jetën 10 persona në vendin tonë, për shkak të infektimit nga Covid-19, duke e bërë situatën alarmante, pasi rritja është e vazhdueshme. Pas testimeve të fundit, 826 persona kanë dalë pozitivë.

Rastet më të shumta të infektimit vazhdojnë të regjistrohen në kryeqytet, ku në 24 orët e fundit kanë dalë pozitivë 280 persona. Më pas vijnë Fieri, Lushnja dhe Durrësi e Shkodra.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Janë kryer 5150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 826 qytetarë, në këto bashki:
280 raste në Tiranë, 73 në Fier, 51 në Lushnje, 35 në Durrës, 34 në Shkodër, 33 në Vlorë, 31 në Krujë, 30 në Elbasan, 29 në Sarandë, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 21 në Dimal, 14 në Kurbin, 12 në Kamëz, nga 9 raste në Kuçovë, Berat, nga 8 raste në Librazhd, Gjirokastër, Mallakastër, Kavajë, 7 në Kukës, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Pogradec, Devoll, 5 në Dibër, nga 4 raste në Gramsh, Poliçan, Mat, Vorë, Pukë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Këlcyrë, Tepelenë, Cerrik, nga 2 raste në Peqin, Kolonjë, Delvinë, Mirditë, Tropojë, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Konispol, Libohovë, Dropull, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, Belsh.

Janë 12,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 10 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 63-81 vjeç, 2 qytetare nga Durrësi të moshave 30-66 vjeçe, 2 qytetare nga Elbasani të moshave 63-70 vjeç, 1 qytetar 58 vjeç nga Fier, 1 qytetare 83 vjeçe nga Lushnja.

Janë shëruar 916 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 151,914 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 826
Të shëruar në 24 orë 916
Të shtruar në spitale 211
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 5150

Testime totale 1,176,595
Raste pozitive 166,690
Raste të shëruara 151,914
Raste Aktive 12,157
Humbje jete 2,619
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5385
Durrës 1169
Fier 1151
Shkodër 1118
Vlorë 686
Elbasan 625
Lezhë 509
Berat 491
Korçë 310
Kukës 291
Gjirokastër 225
Dibër 197


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë