Kryeministri Edi Rama me anë të një videomesazhi foli për masat lehtësuese për internetin në një kohë që të gjithë qytetarët janë të izoluar në shtëpi.
Ai tha se që nga nesër të gjithë qytetarët do kenë paketa internet 50% më të lira, deri në 5 javë.
Po ashtu do të mund të aksesohen falas të gjitha programet edukative dhe mësimore për nxënësit.
"Ofrojmë shërbim sa më maksimal, duke pasur në mendje mbarëvajtjen teknike të rrjeteve telefonike. Pas testeve teknike, janë koordinuar në vendimmarrje 4 kompanitë kryesore në vend, me ofertat që do të jenë të vlefshme nga nesër deri në fund të prillit 2020. Do të kenë 50% më shumë internet falas për 5 javë.
Akses falas më shumë internet në çdo platformë edukative, edhe RTSH kanalin që mbulon shkollën.
Abonentët me kontratë fikse që do të kenë akses në platforma edukative për fëmijë të çdo moshe, 60% më lirë se ofertat normale.
Zgjatja e ofertave për internet fiks dhe televizor nga AbCom dhe ofertës familjare 3+1 me përmbajtje për fëmijët.
Ofertë gratis për çdo paketë të re abonimi Albtelekom. Çdo paketë e re që do të blihet dhe çdo kontratë e re, do të ketë të gjitha ofertat e sipërpërmendura.
Secili duhet të vetëdijesohet në lidhje me brishtësinë akute të sistemeve dhe rrjeteve elektronike. Mbingarkimi i rrjeteve, abuzimi sjell kolapsin që dëmton cilësinë, por edhe jetëgjatësinë të telefonike dhe celularit dhe furnizimin me internet", u shpreh Rama.
Ndër të tjera, ai tha se as të rinjtë nuk janë të paprekshëm nga armiku, përpos se duke dalë mund të marrin në qafë familjarët e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.