Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thotë se është optimist që pandemia e Covid-19 do të mposhtet në vitin 2022, me kusht që vendet të punojnë së bashku për të frenuar përhapjen e tij.
Tedros Adhanom Ghebreyesu tha se ishte kundër “nacionalizmit të ngushtë dhe grumbullimit të vaksinave”.
Deklarata e tij vjen dy vjet që kur OBSH u njoftua për herë të parë për rastet e një lloji virusi të panjohur të pneumonisë në Kinë.
Rastet globale me Covid tani arrijnë në 287 milion, ndërsa gati 5.5 milion njerëz kanë vdekur.
Ndërkaq në mbarë botën njerëzit festuan vitin e ri shumë vende kanë autorizuar ndalimin e grumbullimit të njerëzve.
Pavarësisht gjithë kësaj, Tedros dha një notë pozitive në fjalimin e tij, duke vënë në dukje se tani ka shumë më tepër mjete për të trajtuar Covid-19. Por ai paralajmëroi se pabarazia e vazhdueshme në shpërndarjen e vaksinave po rriste rrezikun e evoluimit të virusit.
“Nëse i japim fund pabarazisë, ne i japim fund pandemisë,” shtoi ai.
Në komentet e tij, Tedros aludoi gjithashtu për normat e ulëta të vaksinimit.
Ndërsa shumica e popullsisë në Evropë dhe Amerikë ka marrë të paktën një dozë, një objektiv i OBSH-së për shkallën e plotë të vaksinimit në 40% të çdo vendi deri në fund të vitit 2021 nuk u përmbush në pjesën më të madhe të Afrikës.
Tedros ka kritikuar më parë kombet më të pasura për “gëlltitjen” e furnizimit global të vaksinave, duke vaksinuar plotësisht shumicën e popullatës së tyre, ndërsa të tjerët presin dozat e tyre të para.
OBSH ka vendosur një objektiv të ri për vitin 2022: vaksinimin e 70% të njerëzve në të gjitha vendet deri në korrik për t’i dhënë fund pandemisë/BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje