Kuvendi miratoi të mërkurën ndryshimet e reja në Aktin Normativ që parashikon mbylljen e diskove, klubeve të natës dhe lounge bareve, si dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.
Akti Normativ është votuar me 87 vota pro dhe 11 kundër.
Me ndryshimet reja, mosrespektimi i detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove apo shërbimeve të kësaj natyre, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.
Ndërsa mos respektimi i detyrimit për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në shërbimet e cdo lloji, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




