Sociale

Prej ditësh në intubim me Covid-19, sëmundja e rëndë i merr jetën Koço Devoles

Aktori i njohur i humorit, Koço Devole nuk ia ka dalë mbanë të fitojë betejën me Covid-19.

75-vjeçari ndodhej prej disa ditësh në spital për shkak të virusit dhe gjendja e tij u përkeqësua ditët e fundit, ku u vendos në intubim. Mësohet se aktori i njohur vuante dhe nga sëmundja e leuçemisë.

Devole është një aktorët më të njohur të humorit shqiptar. Ai ushtronte edhe pasionin si karikaturist, skenarist, regjisor dhe deri si prezantues spektaklesh.

Ai njihet për rolet e tij në telefilmat humoristik “Çanta e zezë”, “Gjuetia e Fundit”, “Çanta me një million”, “Pushime në Romë”, ndërsa prej disa vitesh ai punonte në emisionin “Fiks Fare”.

Koço Devole lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945), është skenarist, humorist dhe karikaturist shqiptar. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit.

Ai njihet si një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Në vitin 1946 familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Aktori ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.

Në nëntor të vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshem ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari.

Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj.

Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Në 1978 Devole nis punën në Telivizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997, largohet nga RTSH. Devole detyrohet të emigrojë me familjen në ShBA.

Në vitin 2004-2005 punoi si regjisor dhe skenarist në emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli”.

Ndër rolet e tij më të njohura për publikun janë, “Çanta e zeze 1986”, “Gjuetia e fundit 1992”, “Të gjallë apo të vdekur 1996”, “Çanta me nje milion 1993”, “Oreksi i madh 1994”, “Nje dite i cmendur 1995”, “Revolja e heroit 1996”, “Pushime në Romë 1996”, “Mos shko o trim 1997”, “Tre shoke pa sherbyesen 2001”, “Karafili dhe Kleopatra 2001”, “Milioneri 2005”, “Na ishte njehere Shqipëria 2009”, “Në vitin 1997” se bashku me Agron Llaken ne “Telebingo Shqiptare” humori i tij pati nje shkëlqim të vërtetë.

Koço Devole është autor dhe regjisor i shume spektakleve skenike me trupën e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit etj

Muharrem Hoxha:
“Është lajm i dhimbshëm. Koço Devole është aktor i përmasave jashtëzakonisht të mëdha. I kishte të gjitha. Aktor regjisor prezantues, ka bërë gjithë ato koncerete, na ka ofruar afër… E humbi familja po e humbi edhe Shqiperia. Ky brez nuk vjen më. Njeri i ëmbël shumë paqësor. Mbi të gjithë artist me zemër të madhe. E dija se ishte pa qejf e merrja në telefon dhe i thoja do kalosh. E më thoshte “ishalla”. Ngushëlloj të shoqen, vajzën djemtë dhe të gjithë njerëzit e tij. Ka humbur një aktor i paparë… Me Covid ishte keq, u bë më mirë pastaj u kthye përsëri. Kam pyetur doktorët e më thanë se Covidin e kaloi por sëmundja tjetër e ka rënduar… Unë jam rritur në duart e atyre, Fadil Hasës, Koço Devoles. Edhe tani që ishte te Fiksi i bënte gjërat me finesë. Aktor i madh…” (intervistë për ReportTV).

Gramoz Ruçi:
“Koço Devole ishte një artist universal dhe me krijimtari të gjatë: aktor, regjizor, prezantues spektaklesh, skenarist dhe karrikaturist. Në të gjitha gjinitë e artit që krijoi, ai i mbeti besnik humorit. Nëpërmjet humorit të tij origjinal, fshikulloi të keqen dhe negativitetet e shoqërisë. Koço do të mbahet mend gjatë për kontributet e tij për të lartësuar të mirën mbi të keqen, të bukurën mbi të shëmtuarën, gëzimin mbi mërzinë”.

Ilir Meta:
“Sa shumë trishtim nga ky lajm! Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë!
Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve. Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço! U prehsh në paqe”.

Marjana Kondi:
“U largove koleg, u largove shpejt! Mbas teje aty dhe ne te vendi pa gënjeshtra! Lamtumirë”.

Lulzim Basha:
“Ngushëllimet e mija për familjen, të afërmit dhe miqtë e aktorit të madh të humorit shqiptar Koço Devole që humbi jetën tragjikisht në betejë me Covid-19. U prehtë në paqe”.

Erion Veliaj:
“Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole. Ai ishte emblema e humorit shqiptar – na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot.
U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes. Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole.
Ai ishte emblema e humorit shqiptar, na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes”

Edi Rama:
“Lamturmirë i shtrenjti Koço, u prehsh në paqe”.



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë