Lajme

Covid-19, humb jetën emigranti shqiptar në Greqi

Shënohet një tjetër viktimë shqiptare në Greqi.

Lajmin e ka ndarë me miqtë gazetari Ylli Dylgjeri në rrjetet sociale.

Dylgjeri shkruan në “Facebook” se ka ndërruar jetë shqiptari Fatos Hasa, dhe lajmin e hidhur ja ka dhënë djali i këtij të fundit, mëngjesin e sotëm.

“Miq, Sot në orën7.10 me ra zilja e telefonit…lajmi që më erdhi nga përtej më pikëlloi pa masë… Më telefononte një djalë i vogël: Xhaxhi Ylli, xhaxhi Ylli, më vdiq babi! E pabesueshme! Kishte vdekur Fatos Hasa! Bashkëpunëtori dhe shoferi im në gazetë në Ministrinë e Brendshme. Po miq. S’dua ta besoj! Vdiq nga koronavirusi. Dhimbje e madhe për familjen e të afërmit. Ngushëllime gruas e familjes. Ta kujtojmë Fatosin e mirë. I paharruar kujtimi”, shkruan Dylgjeri.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10216899036089246&set=a.10200903567932539&type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë